Produktet që konsumojmë në Shqipëri/ Qytetarja: Fëmijës i është mbushur trupi me puçrra nga qumështi me krimba

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.09.2019, 21:27

Raste të pafundme denoncimesh në lidhje me produktet që u ka mbaruar afati i skadencës, apo edhe atyre që janë brenda afatit dhe rezultojnë të pakonsumueshëm kur hapen, shiten ende në raftet e supermarketeve në Shqipëri.

Teksa AKU është totalisht jashtë funksionit, nuk dihet se mbi kë rëndon përgjegjësia për këto raste ku cënohet siguria e konsumatorit dhe rrezikohet seriozisht shëndeti ynë.

Në një rast të fundit, një qytetar ka rrëfyer eksperiencën e tij:

Prsh. JOQ cdo dite e me shume po vritemi jo vetem nga plumbat por edhe nga ushqimet " 100% " natyrale qe kosumojem. Une sdua ti bej dem askujt se ky eshte nje kos qe nuk i ka kaluar as data. Eshte faji qe nga Erzeni seshte faji te marketi sepse marketi se hap dot kosin ta kontrolloje eshte ne rregull apo jo urdhero edhe kuponin se e gjeta Per te blere eshte blere ne SPAR.”

Një tjetër rast denoncimi nga një qytetare është bërë në lidhje me një tjetër produkt bulmeti, këtë herë një qumësht jashtë çdo standardi konsumi.

Qytetarja ka shkruar:

Ju lutem publikojeni sa me shpejt. Jam nje prind dhe sot ne mengjes gjeta krimba te qumeshti ERZENI.Nuk dim se ca po konsumoim ne kete shtet te qelbur ku nuk ka pik kontrolli te gjitha produktet tona te skaduara pa pik kontrolli. Femijes tim ka dy dit i eshte mbushur trupi me pucra nga konsumi i qumeshtit me krimba.”

Në lidhje me denoncimet e bëra nga qytetarë të ndryshëm, JOQ Albania ka kontaktuar me kompaninë ERZENI për të marrë një reagim në lidhje me rastet.

Përgjigja ishte kjo:

Ju bejme me dije se ne punojme me produkte shtazore dhe raste te tilla do ket se produkti jon ka jetgjatsin e dates se skadences vetem po te ruhet ne kushtet qe ka te shkruara ne etiket,po qe se dhe nje dit te vetme nuk ruhet sipas kushteve te pershkruara produkti prishet per shkak te natyres se tij pra origjina shtazore.Dua t’ju bej me die se raste qe ju vijne ne redaksi mund te jen dhe nga njeres qe kerkojne te bejn dem mbi kompanin qe kun te jen te futur nga qarqe te caltuar si konkurenca e pa ndershme dhe te tjera qe mund te jen te importuara nga jasht si kompani te ndryshme qe duan te futen ne tregun shqipetar.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit