JOQ Albania
Home

S’kanë të mbaruar bëmat e Veliajt/ Ja çfarë është duke bërë, pasi i la shqiptarët pa ujë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 03/09/2019 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka thënë jo pak herë se nën e drejtimin e tij në kryeqytet kanë ndryshuar shumë faktorë për mirë.

Por realiteti është shumë larg fjalëve të Veliajt. E themi këtë, pasi lagja  të tëra në Tiranë gjatë muajit gusht kanë vuajtur për ujë. Edhe pse është viti 2019, banorët e Tiranës e kanë kaluar pa burimin kryesor të jetës.

Ditët e nxehta ata i kanë kaluar duke kursyer ujin, sepse në shumë zona të Tiranës kishte ujë vetëm 30 minuta në ditë. Lidhur me këtë situatë aspak të këndshme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.

Ai tregon se në zonën e Yrshekut në Tiranë mirë që mungon uji prej ditësh, por sot UKT Tirana ka shtruar tuba të ndryshkur. Po ashtu qytetari në fjalë ka nisur edhe disa foto.

Më tej ai shkruan se mesa duket kanë nxjerrë tender për tuba të ndryshkur dhe se skandalet në vendin tonë nuk kanë të mbaruar.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Jeta Osh Qef!  Po ndodh nje paradoks ne vitin 2019. Ne Yrshek,Tirane mungon uji prej ditesh dhe kur vjen ,vjen me orar 1 ore ne 4 dite. Sot UKT Tirane po shtrojne tubat e "rinj" me ndryshk. Imagjinoni cfare alamet uji do na vije ne shtepite tona. Kane nxjerre tender per tuba me ndryshk. skandalet e ketij vendi skane te mbaruar. Mund ti shihni edhe ne foto."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/