JOQ Albania
Home

E kapën me “mall” në makinë, kush është reperi i njohur që u arrestua nga policia e Tiranës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/09/2019 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga reperin e njohur kosovar, Ensar Elshani, ose Fuego, siç njihet me emrin e artit.

19-vjeçari u arrestua nga policia, pasi është kapur me një sasi lënde psikoaktive që u gjet brenda automjetit të tij.

Fuego është anëtar i grupit "On Records". Ai u bë i njohur falë bashkëpunimit të suksesshëm që pati me reperin Getinjo që titullohej "Flex" dhe këngës "Hala".

Lajmi është konfirmuar nga vetë reperi, i cili ka publikuar në InstaStory se sot është liruar nga paraburgimi.

Policia e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për artistin e ri.

Reperi do të paraqitet në Policinë e Tiranës, çdo të premte.

Fuego njihet për miqësinë e tij me reperin Fero. Ai është i martuar dhe ka një djalë 2-vjeç.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/