JOQ Albania
Home

Njerëzit e ‘paragjykojnë’ prej shenjës së sikletshme që ka në fytyrë, macja mbetet pa shtëpi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/09/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Daisy është një mace lozonjare, e bukur me gëzof gri, por ka një ‘hall’.

Macja nuk po gjen dot një shtëpi ku të jetojë për pjesën e mbetur të jetës së saj për shkak të një forme të ‘sikletshme’ që ka në fytyrë.

Ajo nuk ka asnjë të metë në karakter, është e urtë dhe sillet mirë, por forma e ‘organit gjenital’ që ka në fytyrë po e lë pa shtëpi.

Duke postuar fotot e saj në Facebook, një strehë kafshësh shkruante:

E bukura Daisy është gati për adoptim. Disa thonë që ajo është e pafat për shkak të shenjës që ka në fytyrë, por ne mendojmë që ajo është unike. Daisy është 9-vjeçe dhe është gati që ta kalojë kohën e saj duke u strukur pas çdo gjëje të ngrohtë..”

Daisy nuk kërkon shumë, ajo do thjesht shoqërinë e njerëzve që nuk e paragjykojnë për shkak të shenjës që ka në fytyrë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/