JOQ Albania
Home

Ky është 30-vjeçari që i propozi të dashurës fshehurazi për 4 javë rresht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/09/2019 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë me mendje kreative i propozoi të dashurës së tij për 4 javë me radhë ndërkohë që ajo nuk dinte asgjë.

30-vjeçari Edi Okoro bleu një unazë me diamant më herët gjatë këtij muaji për t’i propozuar partneres së tij, Cally Read që të martoheshin së bashku. Por, ai donte t’i merrte gjerat avash dhe priti një muaj për ta surprizuar vajzën.

Gjatë gjithë kohës, Edi ‘rrezikoi’ të zbulohej, ndërsa i bëhte foto fshehurazi të dashurës ndërkohë që ajo nuk e kishte mendjen dhe nuk e dinte se çfarë ishte duke kurdisur ai.

Okoro donte që propozimi i tij të ishte sa më origjinal dhe të përfaqësonte ata të dy si çift, kështu që e mbajti unazën gjithmonë me vete në mënyrë që kur ta vendoste, lëvizja të ishte spontane.

Ai tregon:

Ideja ishte që të bëja sa më shumë foto që të mundja, në sitiuata të sikletshme, derisa të gjeja momentin perfekt për t’i propozuar, ose derisa ajo të më kapte dhe do t’i propozoja në vend.”

Ende nuk dihet sesi Edi i propozoi Cally-it, ai ka thënë që do tregojë gjatë javës në Facebook, por sqaroi që e dashura nuk e kapi dot dhe se gjithçka shkoi sipas planit.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/