Teksa vendi gëlon nga ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur opinionin publik muajt e fundit dhe kanë krijuar një klimë pasigurie për të gjithë qytetarët, zyrtarët e Policisë së Shtetit duket se nuk i shqetëson aspak kjo situatë.
Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një zyrtar të Policisë që po përdor makinën e shërbimit për të shkuar në plazh me familjen.
Siç shihet dhe në video, në xhamin e pasëm të makinës dallohet qartë edhe një çadër plazhi.
Gjithashtu zyrtari i policisë në fjalë shihet duke folur në telefon teksa i jep makinës, duke thyer kështu edhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në vendin tonë dhe tashmë duket se është kthyer në një "trend".
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/