Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se dy familje kanë bërë sherr me njeri-tjetrin duke u goditur me shkopinj dhe gurë.
Ai tregon se pasi u thërrit policia, fugoni i policisë është dashur të shtyhet sepse nuk ndizej. Qytetari në fjalë tregon se në rrugë kishte njolla gjaku, por policia duhej të merrej me fugonin.
Në pamjet që qytetari ka dërguar dallohet se fillimisht familjet janë duke u zënë dhe më pas janë detyruar të harrojnë debatet mes tyre dhe kanë shtyrë fugonin e policisë.
E gjitha kjo që ka ndodhur është një skandal i madh sepse tregon se në ç'gjendje është policia shqiptare. Një situatë e tillë duket, për të qeshur, por në fakt tregon se sa të pambrojtur janë shqiptarët. Komentet ju takojnë juve.
Mesazhi i plotë:
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/