JOQ Albania
Home

E rrallë, pushuesit gjejnë breshkën e vogël me dy koka
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/09/2019 22:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa vullnetarë kanë zbuluar një breshkë të rrallë me dy koka në në një ishull në SHBA.

Breshka e vogël u gjend nga disa vullenetarë të cilët po kërkonin për streha në ishullin Head, Karolina e Jugut.

Amber Kuehn, menaxhere e ‘Sea Turtle Patrol Hilton Head Island’u shpreh:

Kjo është e rrallë por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Disa njerëz mendojnë se uji mund të jetë radioaktiv por nuk është e vërtetë, thjesht kjo ndodh ndonjëherë në natyrë.”

Për fat të keq, Amber nuk është shumë optimiste për të ardhmen e breshkës me dy koka. Sipas saj, edhe për të shëndetshmet shansi për të arritur të sigurta në det është një në 100.

Vullnetarët që e gjetën thonë se koka e djathtë kontrollon një pjesë të trupit ndërsa koka e majta pjesën tjetër.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/