JOQ Albania
Home

Vogëlushja guximtare pranon të bëjë operacionin e dhimbshëm për t’i shpëtuar jetën motrës me leucemi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/09/2019 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 7-vjeçare i është nënshtruar një operacioni shumë të dhimbshëm vetëm që të mund të shpëtonte motrën e saj.

13-vjeçarja Keira Dancey është diagnostikuar me një formë të rrallë të leucemisë dhe prej vitesh e kalon jetën nga shtëpia në spital dhe anasjelltas.

Në një farë pike, mjekët duhet t’i bënin transplant të palcës kurrizore në mënyrë që gjendja e saj të mos përkeqësohej më tej.

Pas bërjes së analizave, rezultoi se motra e saj e vogël ishte e vetmja që përputhej për dhurimin e palcës.

Nëna e vajzave tha se Makaela në fillim kishte frikë t’i nënshtrohej procedurës dhe refuzoi.

Ajo tregon:

Ne i thamë se nëse donte mund të tërhiqej dhe askush nuk do t’i thoshte gjë. Por, më pas i shpjeguam që thjesht do bënte një gjumë të thellë dhe nuk do kuptonte asgjë. Pastaj i thamë që mund të mbante me vete edhe kukullën e saj të preferuar që të mos kishte frikë dhe ajo pranoi."

Keira tashmë po rikuperohet pasi mori pjesë nga palca kurrizore e së motrës, por prindërit e saj thonë se nuk i dihet se kur mund të sëmuret prapë.

Pas operacionit, 7-vjeçare tha:

E bëra sepse Keira ka nevojë që të shërohet, por ishte e dhimbshme.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/