JOQ Albania
Home

Studimi: Ja pse të debatosh me gruan është një ‘luftë’ e humbur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/08/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek mbajtja mend e detajeve të vogla, femrat janë më të zonjat se meshkujt. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një përfundim i realizuar se fundmi.

Femrat janë më të mira, sesa ‘homologët’ e tyre të gjinisë tjetër, kur vjen puna tek mbajtja mend e detajeve të një bisede apo vendeve ku mund të ndodhen sende të humbura pasi ato e kanë më të zhvilluar kujtesën episodike.

Kujtesa episodike është aftësia për të kujtuar ngjarje autobiografike si për shembull çfarë ka ndodhur javën që shkoi apo nëse është ushqyer macja këtë mëngjes.

Si një nga sistemet më të ndjeshme të kujtesës mund të ndikohet nga mungesa e gjumit, depresioni ose plakja.

Studimi gjithashtu tregon që gratë janë më të mira në kujtimin e fytyrave si dhe në mbajtjen mend të kujtimeve shqisore siç janë erërat.

Pra, me pak fjalë, sipas shkencëtarëve, është e kotë të debatoni me femrat pasi ato mbajnë mend pothuajse gjithçka.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/