JOQ Albania
Home

Cezarian ‘natyral’, vogëlushen e zë gjumi ndërsa dilte vetë nga barku i nënës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/08/2019 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur një vajzë të vogël e zë gjumi ndërsa dilte vetë nga barku i nënës.

31-vjeçarja Charlotte Knowles kishte vuajtur shumë kur solli në jetë fëmijën e parë në mënyrë natyrale kështu që vendosi që të dytin do ta sillte në jetë me anë të një cezariani.

Kështu, e vogla Lyla lindi me një cezarian ‘natyral’, pasi mjekët e lanë që të dilte vetë nga barku i nënës, kuptohet me pak ndihmë edhe nga ata.

Mjekët asistuan në nxjerrjen jashtë qeses amniotike dhe më pas e lanë foshnjën që të zvarritej dhe ta shtynte pjesën e mbetur të trupit jashtë.

Kjo teknikë quhet ndryshe ‘lindje e qetë’.

Në videon e publikuar së fundmi nga nëna e vajzës, Lyla mund të shihet teksa mezi i dëgjohet zëri ndërsa qan për herë të parë dhe më pas e zë gjumi ‘rrugës’.

Kjo metodë konsiderohet si më e qetë se ndërhyrjet cezariane të zakonshme dhe mjekët po ua sygjerojnë gjithnjë e më tepër nënave.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/