“Një fëmije të vogël i ranë të fikët”, qytetari tregon peripecitë e udhëtimit nga Lezha për në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.08.2019, 09:32

Transporti publik por edhe privat në Shqipëri është një kaos i vërtetë. Duke filluar që nga kushtet e këqija e deri te biletat, të cilat në pjesën dërrmuese të rasteve nuk jepen fare.

Një person ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, për të treguar peripecitë e linjës Lezhë-Tiranë. Mesazhdërguesi ka denoncuar disa djem, të cilët nuk linin pasagjerët të hipnin në asnjë mjet tjetër, përveç autobusit të orës 15:00, të drejtuar nga F.....

Sipas tij, në këtë autobus njerëzit u bënë qull nga djersa, ndërsa një fëmije të vogël i ranë edhe të fikët. Më tej ai shton se shoferi dhe njëri nga djemtë, talleshin me qytetarët që kishin paguar biletën e plotë. Më tej qytetari tregon se në kthesën e Kamzës, shoferi i autobusit përplas një makinë tjetër dhe i bërtet drejtuesit e saj edhe pse i kishte thyer pasqyrën.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje JOQ, Skandal ne Lezhe.... “Transport rrugor” Djemte ne foto nuk lejonin njerezit ne kryqezimin e Lezhe te hipnin ne autobusa/furgona dhe makina te vogla per Tirane, vetem me autobusin e ores 15:00, date 30.08.2019, shoferi quhej F... Madje tregonin barcaleta se si i kishin rrahur shoferet e Shkodres dhe zonave te tjera... Dhe sikur te mos mjaftonte kjo njerezit qendronin ne kembe, kondicioneri nuk punonte dhe njerezit u bene qull. Shoferi bashke me njerin nga keto djemte talleshin sepse e kishim paguar bileten e plote..kur i kerkonte ndonjeri tja kthente leket mprasht e te zbriste. Nje femije te vogel desh i ra te fiket nga te qarat, i nxehti, ne 30 vite demokraci nuk kam bere udhetim me te shemtuar.. Saga vazhdon shoferi Fredi qe eshte nisur ne ora 15:00, date 30.08.2019 ne oren 16:10 i bie nje makine tip sharon ne kthesen e Kamzes (perballe Casa Italia) dhe nuk i jep llogari per pasqyren e thyer, duke i ngritur dhe zerin qytetarit me sharon blu, madje duke i dhene autobusit me shpejtesi tej normave ne zonen urbane...

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit