Lajmi për ndarjen e tyre bëri mjaft bujë në mediat rozë.
Çifti i famshëm i estradës shqiptare, Nora Istrefi dhe Robert Berisha u ndanë pas 13 vitesh bashkë pak ditë më parë.
Së fundmi është mësuar se Nora ka ngritur një padi në gjykatë ndaj Robertit, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina.
"Insajderi" ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Roberti bëri të ditur ndarjen me këngëtaren e njohur.
Sipas të njëjtit burim, çifti i famshëm ka më shumë se një vit që nuk janë bashkë.
Nora dhe Roberti janë prindër të një vajze të quajtur Renee, por ata i kanë zgjedhur t'i japin fund lidhjes së tyre 13-vjeçare.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/