Banka e përfolur pranë Ramës provokon me simbolin e serbëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.08.2019, 17:31

Bankat e nivelit të dytë, përtej politikave monetare, i japin shumë rëndësi edhe imazhit, pasi është një nga mënyrat kryesore për të thithur klientët. Një nga elementët kryesorë për krijimin e imazhit është edhe reklama. Shumica e bankave zgjedhin reklama të thjeshta, që të shkojnë sa më pranë publikut.

Një bankë e nivelit të dytë, e cila është futur rishtazi në sistemin bankar në Shqipëri është edhe "Abi bank". Kjo bankë është përfolur për lidhje të forta me qeverinë. Duhet theksuar se "Abi bank" lindi dhe zuri vendin e saj në treg, gjatë kohës së konsolidimit të pushtetit të Rilindjes. Gjithashtu duhet theksuar se pjesë e bordit të kësaj banke është vetë Linda Rama, gruaja e kryeministrit.

Në një nga sloganet e "Abi bank" ku paraqiten përparësitë për klientët është përdorur një simbol aspak miqësor për shqiptarët. Bëhet fjalë për simbolin me tre gishta të serbëve. Ky simbol është përdorur nga serbët gjatë gjenocidit ndaj popujve të Ballkanit.

Simboli ka disa kuptime, një prej tyre është "Trinia e shenjtë", e cila përkthehet si “Nuk ka kryq pa tre gishtat” ose në serbisht (Nema krsta bez tri prsta). Ndërsa një shpjegim tjetër është edhe kundërshtimi ndaj popujve të ballkanit, veçanërisht kroatët, sllovenët dhe shqiptarët. Po ky simbol është përdorur nga lojtarët serbë, gjatë ndeshjes që Shqipëria zhvilloi ndaj Serbisë në "Elbasan Arena".

Nuk dihet nëse ky është një detaj që u ka shpëtuar specialistëve të marketingut, apo është diçka e bërë qëllimisht. Gjëja më e habitshme në këtë histori është fakti se një bankë e përfolur për lidhje të ngushta me qeverinë, na paraqitet me një simbol ofendues dhe anti shqiptar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit