JOQ Albania
Home

Ja kush është modelja, e cila tha hapur fare se do lidhej me Robert Berishën nëse ai ndahej nga Nora
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/08/2019 21:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh qarkulluan zëra se Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk ishin më bashkë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Roberti me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.

Ai shkruante se martesa e tij me Norën ka marrë fund. Ata të dy kanë së bashku një vajzë, e cila quhet Renee. Po ashtu Roberti shtonte se me Norën do të jetë mik i mirë dhe e ka falënderuar atë për të gjitha kujtimet e bukura që i ka dhuruar.

Kujtojmë këtu se Nora dhe Roberti ishin cilësuar si një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.

Por disa kohë më parë një modele shumë e njohur e tha hapur fare se nëse Robert Berisha nuk do të ishte i martuar me Nora Istrefin, ajo do të ishte lidhur me të.

E kemi fjalën Lei Krajën. Gjatë një interviste në një emision televiziv ajo tha:

Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti.’’

Tani që Robert Berisha e tha hapur fare se ishte ndarë nga Nora Istrefi, a do guxojë Lei t’i propozojë për lidhje. Këtë do e tregojë vetëm koha.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/