Qytetari ia përplas shëndetësinë në fytyrë qeverisë, ja në ç’gjendje të mjerueshme ndodhet Urgjenca e re e Elbasanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.08.2019, 20:59

Teksa qeveria trumpeton me të madhe përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, çdo ditë e më tepër ka ankesa për kushtet e mjerueshme dhe skandaloze në të cilat ndodhet ky sektor kaq i rëndësishëm për qytetarët.

Janë vetë qytetarët që kanë denoncuar me foto e video, kushtet "mesjetare" në spitalet tona publike, por edhe korrupsionin që ende është prezent.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se në ç'gjendje ndodhet Urgjenca e re në Elbasan, e cila pritet të inagurohet ditën e nesërme nga kryeministri Rama.

Sipas qytetarit, Urgjenca s'ka strehë fare dhe kur bie shi, të sëmurët bëhen qull, ndërkohë që për rinovimin e saj janë harxhuar miliona lekë nga buxheti i shtetit.

Po ashtu më tej, personi në fjalë denoncon mungesën e defribilatorëve dhe monitorëve, të cilat mbulohen nga ata të vjetrit që kanë qenë në Urgjencën e vjetër, ndërsa thekson se gjithçka është vetëm fasadë, pasi edhe pemët janë lyer për shkak të vizitës së Ramës.

Denoncuesi sugjeron se do të ishte më mirë që ato para të harxhuara kot për pemët e lyera e fasadën e Urgjencës të shpenzoheshin për blerjen e medikamenteve që mungojnë me shumicë në spitalet tona.

Mesazhi i plotë:

Urgjenca e re ne Elbasan qe do vij Rama ta inaguroj ska streh fare..shi bor bresher..behet i smuri qull nga koka te kembet..+ defribilator e monitor nuk ka..jan ata te vjetrit qe ka pas urgjenca vjeter..rruga cop..malore..ku do hip karroca. Jane hargjuar milion lek nga taxat tona. Por edhe per te lyer pemet,pasi neser vjen i madhi,i gjati, ai deshiron te shikoj ngjyra,jane lyer pemet. Por cdo gje eshte nje Fasade. Me mire te ishin blere medikamente qe mungojn ne, ne Urgjencen e Elbasanit sesa te ishin bere leket tona rrush e kumbulla,me bojra e ngjyra te rrilindjes. Neser pritet te inagurohet nga Ed Rama."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit