JOQ Albania
Home

Ju dhanë medikamente të ‘kontaminuara’ 16 fëmijë zhvillojnë sindromën e njeriut ujk
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/08/2019 16:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë kanë zhvilluar ‘sindromën e njeriut ujk’ pasi kanë marrë ilaçe të kontaminuara në Spanjë.

Foshnjat janë diagnostikuar me hypertrichosis, rritje të qimeve në të gjithë trupin, pasi u është dhënë një formulë me minoxidil, një ilaç për trajtimin e mungesës së flokëve.

Agjencia Spanjolle për ilaçe dhe produkte shëndetësore urdhëroi që një numër i madh produktesh të prodhuara nga Farma-Química Sur SL, një kompani farmaceutike me seli në Malaga, të hiqen nga qarkullimi më 11 korrik.

Foshnjave ju dha omeprazoli i kontaminuar, i përdorur për të trajtuar refluksin si dhe problemet me tretjen, si pjesë e formulës.

Sipas raportimeve, në momentin që fëmijëve ju ndalua marrja e këtyre ilaçeve, rritje e qimeve filloi të zbehej.

Prindërit janë këshilluar të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse fëmijës së tyre i është dhënë formula dhe të kontrollojnë nëse kanë blerë ndonjë produkt që është i prekur.

Zyrtarët besojnë se ‘ndotja’ mund të ketë prekur deri në 30 farmaci dhe më shumë se 50 pako me medikamente.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/