Pamje të rënda/E masakruan mjekët dhe e kanë lënë në kushte çnjerëzore në spital, i biri kërkon ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27.08.2019, 15:51

Një i ri ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se i ati i tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

I riu tregon se babai i tij dikur ka pasur probleme me këmbën sepse i ishin ngushtuar venat. Në vitin 2011, ai i është nënshtruar një operacioni, por nuk pati sukses.

Më pas mjekët u kishin thënë të afërmve se e vetmja mundësi për të shpëtuar ishte, që t’i prisnin këmbën. Djali tregon se babait ia prenë këmbën, por jo në vendin e duhur.

Pas kësaj ndërhyrje, ai tregon se i ati qëndroi një muaj në renimacion në Tiranë dhe as fliste e as nuk lëvizte. Kurse tani babai i tij është i shtruar në spitalin e Korçës në gjendje shumë të rëndë.

Ai ka kaluar në një anemi shumë të rëndë dhe i biri thotë se ka dhuruar gjak që babai tij të jetojë. Po ashtu ai ka nisur disa foto, pamjet e të cilave janë shumë të rënda.

Babai i të riut shikohet në gjendje shumë të rëndë, me plagë të mëdha në trup dhe është lënë në kushte çnjerëzore në spital.

I biri kërkon ndihmë nga shqiptarët, e lutet ta ndihmojnë të gjej një spital si duhet sepse në Korçë po e mbajnë kot.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje !Babai i m ka pas problem me kemben dikur kish ngushtim venash me pas beri operacion ne tiran ne vitin 2011 te QSUT por nuk pati rezultat me pas e kemi cuar perseri merte mjekime por kot ,me pas na than qe duhet prer kemba , ja preven por jo ne vendin e duhur se operacjoni duhej ber te bay – pasi .me pas ja preven perseri ne tiran ka ndenj nje muaj ne reanimacjon as fliste as bente Tani pas kaq vitesh pati probleme perseri me shum fraktura ne trup e kam shtruar ne korc por keta spo japin zgjidhje fare se ka kaluar ne anemi 7.1 die me zor te madh ka siguruar ne pjes gjaku me nderim te gjakut tim te cilen ja vun por tani eshte perseri shum keq ka nevoj per spial tj jo per ketu se kta kot po e mbajn.’’

Komentet se në ç ‘gjendje është shëndetësia shqiptare, ju takojnë juve, pas këtij rasti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit