Prej disa kohësh qarkulluan zëra se Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk ishin më bashkë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Roberti me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.
Ai shkruante se martesa e tij me Norën ka marrë fund. Ata të dy kanë së bashku një vajzë, e cila quhet Renee. Po ashtu Roberti shtonte se me Norën do të jetë mik i mirë dhe e ka falënderuar atë për të gjitha kujtimet e bukura që i ka dhuruar.
Kujtojmë këtu se Nora dhe Roberti ishin cilësuar si një ndër çiftet më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar. Pasi këngëtari ka publikuar njoftimin, fansat kanë shpërthyer në akuza. Pas kësaj, këngëtari e ka fshirë postimin e tij në Instagram duke ngjallur dyshime.
“Prive” ka zbuluar disa detaje të reja, sipas së cilave, lajmi për ndarjen nuk ishte risi për shumë miq dhe të afërm të çiftit, që e dinin prej kohësh krizën përfundimtare të dyshes.
Sa i përket shtëpisë së çiftit në lagjen “Marigona”, është blerë dhe është në emër të Norës ku dhe do të jetojë në të me vajzën Renée. Ndërkohë Roberti ka disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.
“Zhvendosja e Robertit ka ndodhur prej disa kohësh”, ka thënë burimi pranë dyshes. Po sipas këtyre burimeve, ndarja ka qenë me të vërtetë miqësore dhe Roberti ende shihet në lagjen “Marigona” ku shkon për të qëndruar me vajzën.