Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të njohura në gjithë botën dhe më të suksesshme. Pak ditë më parë këngëtarja nga Kosova festoi ditëlindjen e saj.
Ajo u bë 24 vjeç, por edhe pse shumë e re në moshë ajo ka arritur suksese të shumta dhe ka triumfuar shumë herë edhe duke fituar çmime të rëndësishme.
Dua organizoi një festë madhështore, ku sigurisht të pranishëm ishin të afërmit e saj dhe i dashuri, Anwar Hadid.
Atë mbrëmje Dua mbante veshur një fustan të shkurtër të zi, i cili te pjesa e gjoksit kishte të stampuar një palë buzë. Sigurisht që fustani tregonte mjaft mirë linjat e këngëtares, por Dua është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se fustani i markës “YSL”, kushton plot 3990 euro.
Kujtojmë këtu se me markën “YS” Dua Lipa ka nënshkruar edhe një kontratë bashkëpunimi.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/