Ajo thotë se ia qep gjyshja/ Por vetëm një çantë i shkon 2000 euro, vlera marramendëse e veshjeve të Ajola Xoxaj

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 19.08.2019, 12:23

Prej shumë vitesh në botë shumë vajza dhe gra janë mbështetëse së kauzës së feminizmit. Në një botë maskiliste, ku një vajzë shikohet si një mish me forma, e cila duhet të varet nga burri dhe të vishet bukur shumë kanë zgjedhur t'i thonë "JO" kësaj. "Jo" i kanë thënë edhe shumë gra politikanësh të njohur. Ato janë duke luftuar për të drejtat e grave për të pasur barazi.

Por, le të kthemi në vendin tonë ku këto parime nuk njihen e jo më të zbatohen. Le t'i hedhim sytë nga gratë e politikanëve në vendin tonë. Kujtojmë këtu se disa kohë më parë gruaja e kryebashkikakut të Tiranës, Ajola Xoxa publikoi një foto ku mbante të veshur një fustan shumë shik dhe tha se ia kishte qepur gjyshja. Por më pas u zbulua se ky fustan ishte stiluar nga një prej shtëpive më të famshme të modës dhe kushtonte jo më pak se 1985 dollarë.

Deklarata e saj ngjalli shumë polemika në publik dhe normalisht që nuk u mor seriozisht nga masa.

Kujtojmë këtu se Angela Merkel, e cila drejton fuqinë ekonomike të Europës mban çanta që nuk kushtojnë më shumë se 30 euro dhe shfaqet me kostume që nuk i gjen në faqet e shtëpive të modës.

A paguhet Ajola Xoxa më shumë se Merkel, këtë nuk dimë ta themi... Ne mund të themi atë që mendojnë shqiptarët.

Dhe kështu gjatë ditës së sotme një shqiptare ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se gruaja e Veliajt vishet me luks. Vetëm 7 veshje të saj kushtojnë 6925 Euro, disa prej tyre janë çanta.

Njëra prej çantave kushton 2 mijë euro. Vetëm një! Ndoshta kaq kushtojnë gjithë çantat e lideres së Europës. Por Merkel po kujdeset për mesazhin që po u jep vajzave të reja gjermane... Po gruaja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt çfarë mesazhi po jep?!

A paguhet më shumë se Veliaj dhe Ajola, Merkel që ia lejon vetes këtë luks, apo dhe çantat Ajolës ia ka qepur gjyshja? Në një kohë, kur vajzat po luftojnë me mish e me shpirt për barazi gjinore, çfarë mesazhi jep Ajola Xoxa?!

Tani se me lekët e kujt i ka blerë Ajola Xoxa, çantat dhe veshjet e shtrenjta u takon juve ta komentoni.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Me terhoqi vemendjen nje postim i Veliajt i 4 diteve me pare me te shoqen, ku ajo shfaqej me canten e re YSL, kepuce e fustan firme. Ne instagramin e saj pashe disa te tilla, ne nje kohe qe ata, si çift, shprehen ne publik per nje jete modeste. Fotot qe po ju coj kane edhe cmimet qe jane pasqyruar me besnikeri, sic gjenden ne internet. Po jua postoj edhe ato vec e vec, qe t’i shikoni vete qe nuk ka abuzime. Vetem ne 4 foto jane 6925 Euro per 7 artikuj. Fotot po ju dergoj ju me besimin se jeni nga te paktet faqe online qe thoni te verteten per te gjithe. Ju falenderoj!"

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit