Si i mat sukseset Rilindja/ Skandali me OSHEE në WhatsApp: Admini 5% like, s’e doni kompaninë?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.08.2019, 11:55

Që prej kohës kur erdhi në pushtet, Rilindja punoi fort me propagandën në rrjetet sociale, duke shitur imazh tek populli... deri në ditët e sotme arritjet qeveritare maten me treguesit propagandistikë si për shembull liket, sharet, apo komentet në një post.

Aty maten sukseset qeveritare dhe nëse nuk është arritur objektivi i kërkuar, qeveria shtrohet në mbledhje urgjente për të zbuluar se cili nga punonjësit e administratës nuk i ka zbatuar urdhrat e shefit dhe instruksionet që i ka dhënë në grupet e WhatsApp për ta nderuar virtualisht.

Është bërë e udhës tashme, metodë e Rilindjes për të krijuar grupe pune në WhatsApp për të gjithë punonjësit e një sektori të administratës dhe për të detyruar aty, duke shkuar deri në kërcënënime në mënyrë që punonjësit, edhe pse jashtë vullnetit të tyre të kryejnë rëndom procedurat e propagandës në rrjete sociale për llogari të shefit të tyre.

Rikujtojmë këtu rastin e shefit të Policisë Bashkiake të Veliajt, Ermal Kapllanin, i cili gjatë votimeve një-partiake të 30 qershorit detyronte punonjësit e policisë të shkonin për të votuar... Apo edhe të ish-kryetarit të FRESSH, Eljo Hysko, i cili detyronte freshistët dhe punonjësit e administratës të merrnin nga 10 persona me vete në Kongresin e PS vetëm për fasadë, për llogari të shefit të vogël, Veliajt.

Rezart Isufi

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe për OSHEE, punonjësit e të cilit detyrohen t’i bëjnë like Drejtorit Rajonal të OSHEE në Shkodër, Rezart Isufit dhe vetë ministres të MIE Belinda Ballukut.

Personi i cili ka dërguar videon, shprehet i skandalizuar:

Pershendetje JOQ. Ky eshte posti qe urdherohen per te dhene like. Kte video e bera nga nje chat grupi i OSHEE. Propaganda e rilindjes ne Whatsapp dhe Instagram. Rezart Isufi drejtori aktual i OSHEE Rajoni Shkoder kerkon like ne Instagram siç lexohet dhe ne fillim me kerkese nga qendra (Drejtoria e Pergjithshme Tirane). "

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit