JOQ Albania
Home

Imazhi i Shqipërisë përtokë, ja çfarë shkruan gazeta më e madh në Zvicër për dhunimin e turistëve spanjollë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18/08/2019 17:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në një lokal në Porto Palermo. Pesë turistë spanjollë u sulmuan nga pronari i një lokali. Kujtojmë këtu se turistët ishin larguar, pasi siç po përflitet ai u kishte çuar porosi më shumë.

Pronari i lokalit nuk e ka duruar këtë fakt dhe i është vërsulur nga pas, duke i goditur me mjete të forta. Madje ai ka arritur të thyejë edhe xhamin e fugonit, brenda të cilit ndodhej familja spanjolle. Por kjo nuk është hera e parë që pronari i restorantit ka bërë diçka të tillë.

Kurse ditën e sotme Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë për pronarin e Bar Restorant "Panorama" në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

Sipas vendimit të Gjykatës, 55-vjeçari është lënë në qeli pa afat. Ai akuzohet për konsumimin e tre veprave penale: "Kanosje", "Shkatërrim i pronës" dhe "dëmtime të tjera me dashje".

Ngjarja në fjalë ka marrë dhenë dhe kudo po flihet për të, por jo vetëm në vendin tonë. Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar. Një qytetar ka shkruar pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se gazeta më e madhe në Zvicër ka shkruar për këtë ngjarje.

Gazeta zvicerane i cilëson si skena të ndonjë filmi horror atë që ka ndodhur në Porto Palermo. Shqiptari që jeton në Zvicër ka shkruar:

Gazeta me e lexuar ne Zvicer. Kemi humbur shume nga ky epizod tmerri.’’

Ndërkohë që në artikullin e kësaj gazete shkruhet se si turistët spanjollë u sulmuan në Porto Palermo në Shqipëri. Po ashtu krahas artikullit në këtë gazetë, pothuajse të gjitha mediat në Zvicër kanë publikuar videon ku Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kafanon e makinës dhe gjuan xhamin e makinës.  Ngjarja ka dëmtuar shumë imazhin e Shqipërisë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/