“Shqipërinë e dhj*u koka dhe jo Kokëdhima”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.08.2019, 13:34

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të shënuar në Porto Palermo të Vlorës, ku pronari i një Bar Restoranti tmerroi një grup turistësh spanjollë.

Spahiu e sheh nga një këndvështrim tjetër ngjarjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se pamjet e Kokëdhimës duke sulmuar turistët spanjollë nuk janë rastësore dhe as çmenduri, por janë frut i "punës" 30-vjeçare që është bërë në sektorin e turizmit.

Sipas ish-nënkryetarit të KLD, fajtorët kryesorë për gjendjen e mjerueshme të turizmit në Shqipëri janë kokat që qeverisën vendin tre dekadat e fundit.

Ai liston edhe 20 fakte juridike që tregojnë se "Shqipëria u dhj* nga koka, jo Kokëdhima".

Postimi i plotë:

Video e tmerrshme e Kokëdhimës duke iu sulur turistëve spanjoll nuk është rastësi dhe as çmenduri është frut i “pemës” turistike që kemi mbjell 30 vjet. Ndryshe nga shumë komentues kam bindjen dhe informacionin e nevojshëm që turizmi apo bregdeti shqiptar nuk u shkatërruan nga “Kokdhima” por nga kokat që qeverisën 30 vjet Shqipërinë dhe duke u afruar çdo kënd në debat ju ftoj të gjykoni mbi këto fakte: 1- Ligji i Pronave 7501 jo që nuk i dha zgjidhje të drejtës pronës por shtyu shoqërinë drejt pushtimit, kaosit apo dhunimit të pronave private dhe publike 2- Ligji legalizimeve zyrtarizoi dhe legalizoi pushtuesit e pronave, trojeve dhe pyjeve në bregdet. 3- Ligji urbanistikës ku nuk lejoheshin ndërtime 200 metra afër vijës bregdetare nuk u zbatua kurrë. 4- Ligji i dhēnies fshatrave turistikë për 25 vite me konçesion: masa.kroi pronat publike dhe bregdetin duke transformuar idenë e hoteleve dhe resorte në banesa që shiteshin pa çertifikatë pronsie 5- Ligji për investimet e huaja jo që nuk afroi por largoi çdo investitor të huaj nga Shqipëria sepse nuk favorizonte aspak futjem e investimeve në bregdet. A ju kujtohen fshatarët e Kakomesë që dolën në protesta me kazma dhe lopata kundër kompanisë më të fuqishme në Europë? Shikoni si janë karandisur sot. Kompania u largua dhe ka përfunduar Porto Montenegron në Malin e Zi, ndërsa katundarët e Kakomesë as lopata s’kanë më sepse gjiri është shndëruar në gërmadhë. Po rrahjen barbare të biznesmenit Libian që po ndërtonte tek Gjiri Lalzit a ju kujtohet që e larguan me avion spitalor me 22 fraktura thyerjesh kockash? As nami dhe as nishani nuk i ka mbetur por vilat e Sali Berishës dhe fshatrat e tij vazhdojnë hedhin shtat. Pishat priten çdo ditë duke betonizuar bregun A e dini se kompania spanjolle e hotelerisë “Ibero Star” ka mbushur gjithë bregdetin Adriatik, Jon, Dalmat dhe Mesëdhe me hotele në Kroaci, Greqi, Mali i Zi por vetëm në Shqipëri nuk shkel? A e dini se një turist gjerman të udhëtoj nga Berlini në Shkup i kushton 23 euro bileta, ndësa të fluturojë në Tiranë kushton 500 euro? A e dini që dhe Ohri apo Budva nga 40.000 banorë të dyja kanë Aeroporte dhe Shqipëria i vetmi vend në Europë me 1 Aeroport? A e dini që Shqipëria ka detin më të vdekur në botë sepse me ligjin e Moratoriumit mjereve detare nuk lejohen anijet apo mjere lundruese private? A e dini që Shqipëria është i vetmi shtet në botë që ska një traget në pronsi të tij? A e dini që 80% e fshatrave turistikë janë lavatriçe parash e mafies politike dhe janë vënë në emrat e shoferave dhe kushërinjve të ministrave? A e dini që Shqipëria është me statistika i vetmi shtet në botë që në vijēn bregdetare nuk egziston një resort i huaj turistik? A e dini se Shqipëria është i vetmi vend Europian që yjet në Hotel i vendos pronari aipas qefit dhe jo sipas standarteve? A e dini që prej 30 vitesh çdo qeveri fillon punimet në rrugë dhe infrastrukturë vetëm kur fillon sezoni turistik dhe jo jo gjatë dimrit? Nëse i jepni përgjigje këtyre fakteve do bindeni se Shqipërinë e dhjeu koka dhe JO Kokëdhima."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit