Dy shqiptarë janë arratisur nga Institucioni i Vuajtjes së Dënimit të Kasandras në Halkidiki të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se një prej tyre, 34-vjeç, ishte larguar me leje, por nuk është kthyer në ditën e përcaktuar.
34-vjeçari ishte dënuar për veprën penale "vjedhja".
Ndërsa shqiptari tjetër, 35-vjeç, nuk u paraqit në apelin e mëngjesit.
Ky i fundit ishte një person tepër i rrezikshëm, i cili ishte dënuar për një sërë veprash penale, përfshirë këtu edhe vr.asjen.
Autoritetet helene kanë nisur kërkimet për kapjen e dy shqiptarëve.
Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë në të njëjtin institucion, u arratisën edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët u kapën disa ditë më pas.
Burimi: Protothema.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania