Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sot kapjen e një të shumërkërkuari, i cili ishte pjesë e organizatës së Lazaratit.
Bëhet fjalë për shtetasin Bako Buzheri, i cili është një emër i njohur për policinë dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 muaj heqje lirie nga Gjykata e Tiranës për kundërshtim të forcave të policisë.
Në 25 qershor të 2014, lazaratasi u dënua nga gjykata me 21 vite heqje lirie, për veprën penale "pengmarrja", por u la i lirë nga Apeli.
Në 4 mars të 2012-ës, Buzheri së bashku me 6 persona të tjerë morën peng dy vëllezërit, Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti, pasi këta të fundit u morën një sasi të konsiderueshme "malli".