Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën sot në Itali, pasi u mbyt në det.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të ditës së sotme në Metaponto Lido.
E reja shqiptare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, kishte shkuar në plazh me vajzën e saj 6-vjeçare.
Sipas dëshmitarëve okularë, ajo ishte së bashku me të bijën duke u larë në det, teksa në një moment kërkoi ndihmën e rojeve të plazhit, të cilët ndërhynë duke i nxjerrë në breg, ku iu dha ndihma e parë.
Fatkeqësisht 26-vjeçarja ndërroi jetë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të specializuar të urgjencës mjekësore dhe përdorimit të defibrilatorëve, ndërsa vajza e vogël është transportuar në Spitalin San Carlo të Potanza-s, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Il Caleidoscopio | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania