“Dy bij nënash humbën jetën sepse është kthyer Shqipëria në një treg skllevërish”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2019, 16:45

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Tiranë, ky dy punonjës ndërtimi humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar, pasi ranë nga skela ku po punonin për rikonstruktimin e një fasade pallati.

Ndonëse dy bij nënash u larguan nga kjo jetë, për shkak të mungesës së kushteve teknike në vendin e punës, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe nga Kryeministri Edi Rama.

Moskokëçarja e kreut të qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës lidhur me këtë ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë opinionin publik, ndër ta edhe aktivisti i njohur Pano Soko.

Përmes një statusi në "Facebook", Soko vë theksin tek dy jetët e humbura dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ironizon deklaratat e shtypit që publikohen nga zyra e Veliajt dhe Ramës.

Postimi i plotë:

Bashkia Tiranë përuroi sot rrugën Bla-bla. Plot 48 metra afalt që do të lidhin një cep pallati me cepin tjetër. Ka dhe 3 poça dhe 4 pemë. Mori pjesë Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës, i cili mbajti fjalimin “Gjithë vëmendjen për ju.." – Jo. Në fakt dje dy djem të rinj vdiqën, sepse askush nga Bashkia nuk e rruan për sigurimin teknik, në projektet e saj për fasadat. Ndonjë llaf..? “Kryeministri publikoi një deklaratë ku thumboi Presidentin…e tërci e vërci.”– Po ndonjë fjalë për ata të dy se ishin djem nënash dhe ata…apo s’..? “U prezantua në photoshop projekti për rrugën… ” “Së shpejti do fillojnë punimet në aksin.. ”, “17 milionë turistë pritet të vizitojnë Shqipërinë”, “U lye korridori i spitalit të Beratit.. me ngjyrë rozë”. “Vazhdojnë mbjelljet e pemëve në pyllin orbital.. ”, “Tirana u shpall kryeqyteti më i gjelbëruar në Rrugën e Qumështit..” – Ooo kanë kanë humbur jetë dy djem të rinj. Ooo humbën jetën dy njerëz, sepse është kthyer Shqipëria në një treg skllevërish, ku vde.kjet i duhen vetëm Ministrisë për statistikë. “Mirëseerdhët në Liberìnë e mesit të Europës. Ju lutemi vizitorëve mos i ngacmoni skllevërit kur janë në habitatin e tyre natyral. Ndalohet hedhja e ushqimit!” – Ooo…Ishin dy njerëz që thjesht po shkonin të punonin. Dikush do mbajë përgjegjësi ndonjëherë në këtë vend??? Ooo.. “Blini produktet Delimano. Dysheku Dormeo me 4 shtresa karboni të jep dhe një jastik falas.. Mos ngurroni, na telefononi tani..”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit