Mashtruan prindërit dhe miqtë e tyre për të fituar para, çifti i të rinjve sajon lindjen dhe ndarjen nga jeta të “djalit” të tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.08.2019, 15:51

Një çift të rinjsh nga Pensilvania kanë mashtruar familjen dhe miqtë e tyre duke "improvizuar" lindjen dhe ndarjen nga jeta të djalit të tyre, i cili në të vërtetë nuk ekzistonte, me qëllim për të përfituar dhurata dhe para.

Kaycee dhe Geoffrey Lang janë kapur nga policia dhe akuzohen për vjedhje ma anë të mashtrimit, pasi morën dhurata dhe ndihma financiare nga miqtë dhe disa përdorues në internet.

Ata kanë shkruar një postim në rrjetet sociale ku pretendojnë se "djali" i tyre, të cilin e quajtën Easton Walt Lang, humbi jetën në 3 korrik, vetëm pesë orë pas lindjes së tij.

Më vonë ata publikuan edhe një foto të "djalit" të tyre, që në të vërtetë ishte një kukull, e cila u zbulua nga polica në shtëpinë e tyre.

Gjithçka filloi kur 23-vjeçarja Kaycee u shtir si shtatzënë, duke shpërndarë fotografi të barkut të saj në "Facebook".

Ajo mori dhurata të ndryshme për fëmijë. Gjatë dy muajve të fundit të "shtatzënisë" së saj, Kaycee kërkoi pushim në shtrat.

Siç është raportuar nga Fox 13, Kaycee dhe Geoffrey, 27, njoftuan lindjen e "djalit" të tyre, Easton, më 3 korrik, duke postuar imazhe të cilat dukej se shfaqnin një të porsalindur.

Disa orë më vonë çifti zbuloi se djali i vogël kishte ndërruar jetë për shkak të disa problemeve me mushkërinë.

Në një shkrim përkujtimor të publikuar në internet, çifti pretendoi se Easton kishte lindur në Spitalin Conemaugh në orën 03.11 të mëngjesit.

Ata krijuan një postim në GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e Easton, por e gjithë aventura e tyre është zbuluar nga policia.

Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit