S’pati frikë ta thoshte, ja si i doli kundër kolosi i gazetarisë shqiptare qeverisë për të mbrojtur popullin e tij

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17.08.2019, 15:28

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku mbetet ende i pabesueshëm për shumë persona. Sidomos për ata që punuan me të.

Kujtojmë këtu se Fatos Baxhaku ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi sëmundja e rëndë nga e cila vuante e mposhti.

Ka qenë të shumtë personat që kanë reaguar për ndarjen e parakohshme të tij nga jeta. Midis tyre edhe Ruben Avxhiu. Ky i fundit në një reagim të tijin për gazetën “Illyria” shkuan se si Baxhaku ishte një ndër gazetarët që kishte mbetur i pa korruptuar në Shqipëri.

Po ashtu ai tregon se çfarë shkroi Fatos Baxhaku kur Edi Rama u bë ministër Kulture dhe si i doli kundër gjithë sistemit për të mbrojtur shqiptarët.

Shrimi i plotë:

Më kujtohet në vitin 1997 (apo 1998), kur Edi Rama kishte kaluar cakun nga shoqëria civile në politikë, duke u bërë ministër i Kulturës. I pakënaqur nga kritikat në shtyp, kishte thënë një mëngjes përpara tufës së gazetave mbi tavolinë: “Nuk di çfarë të bëj me këtë shtyp. Ta lexoj apo ta dhjes!” Qeveri katile, asnjë fjalë për vdekjen e Ergysit dhe Orjanit! As kurajë që t'i vizitojnë të plagosurit Kur u mor vesh kjo punë, Fatos Baxhaku reagoi me një shkrim në gazetë që titullohej: “Ne djemtë e dhjerë të shtypit”. Është një nga titujt e rrallë që më mbeten në kujtesë nga dekada e parë e pluralizmit dhe fjalës së lirë në Shqipëri, sepse vështirë të gjesh një përmbledhje më të mirë të gazetarëve të vërtetë, profesionistë dhe të pakorruptuar të medias shqiptare. Shumë nga ata janë bërë të pandashëm nga politika, disa u bënë pronarë gazetash e televizionesh, disa portalesh e disa u bekuan me emisione popullore e me gjendje të mirë financiare. Po ata të pabindurit e të pakooptueshmët, ata të bezdishmit e të pagdhendshmit, ata që nuk futen dot në vathë apo nuk u ëmbëlsohet përkëdhelja e pushtetit, ata mbeten deri në fund të dhjerë. Jo vetëm nga korrupsioni në çdo nivel pushteti politik apo jopolitik. Po mbeten të dhjerë nga të gjithë edhe nga ata interesat e të cilëve duan të mbrojnë publikun e gjerë, pa emër e fytyrë. Zgjidhja është shpesh tërheqja e ngadaltë. Dorëzimi i posteve dhe kredencialeve. Rrallimi i kontributit. Të them të drejtën largimi nga atdheu më ka bërë të harroj shumëkënd, që nuk shfaqet shpesh në media. Njëfarësoj e kisha harruar edhe Fatos Baxhakun, në kuptimin që kisha kohë që nuk mendoja, “po Baxhaku çfarë mendon për këtë”, apo të kërkoja për shkrime të tij. Nuk e mbaj mend kur e kam lexuar për herë të fundit. Sot, kam idenë se në postin e kryeministrit, Rama nuk ka më dilemë. Ka dhjerë mbi shtypin shumë kohë më parë. As nuk është i vetmi. Madje reagimi i Baxhakut erdhi nga e kundërta. Ky ishte një ministër që deri dje radhitej me ata që shkruanin. Politika u vërtit sa mundi po pastaj ia gjeti anën shtypit. Sa më shumë kalon koha aq më shumë media është për shitje në Shqipëri. Disa të marrosur portalesh që nuk i lexon njeri do të vazhdojnë të ruajnë një lloj pavarësie. Të tjerët janë të njërës parti apo të tjetrës. Të presidentit apo të kryeministrit. Të kryetarit të opozitës apo të ndonjë kryetari tjetër. Të një biznesi apo të një tjetri, e për rrjedhim në pritje të klientit politik të radhës. Ai titulli i Baxhakut sigurisht linte jashtë vazjat e shtypit që e kishin akoma edhe më keq se djemtë. Por më kujton një kohë kur ende shkruhej bukur në Tiranë. Ende kishte një lloj etjeje për fjalën, një lloj pafajsësie e naiviteti për idealet e epokën e re. Tani ka supergazetarë dhe punëtorë me mëditje që ende nuk kanë gjetur diçka tjetër. Liria dhe ulja e jashtëzakonshme e kostos se mjeteve të informimit, gazetaria jo si një profesion, po si një pasion në mos si një kuriozitet kalimtar është gjithnjë e më shumë e ardhmja. Na pret një botë të çmendurish që sakrifikojnë ose propagandistësh e informatorësh që mjelin interesat. Fjala do të humbasë vlerën në një mjedis ku mund të flasë kushdo, gati me të njëjtën forcë, në të njëjtën kohë. Zhurma do ta mundë sinjalin. Ndoshta deri në bregun tjetër të tragjedisë së re madhore njerëzore.Fatos Baxhaku është një gazetar më pak që do ta shohë rrënimin e pandalshëm të gërshetimit të vrapit të teknologjisë me transfomimin e shoqërisë njerëzore. Pak më herët se shumë të tjerë dukej sikur e kishte parë kotësinë përtej. Është tronditëse kur një koleg ikën në moshë kaq të re. Po nga një anë, jemi në një kohë që ata që kanë më shumë çfarë të thonë, janë ata që po flasin gjithnjë e më pak. Në një farë mënyre, ne ishim ende duke kërkuar ku duhej të zinim vend, kur Fatos Baxhaku kishte nisur të mblidhte plaçkat për të ikur. Në një farë mënyre iku shpejt, e në një tjetër habitesh se pse u vërtit kaq gjatë këtej pari. Ne djemtë e tjerë të dhjerë të shtypit kemi mbetur ende këtu në këtë botë. Duke besuar për inat të çdo gjase, se ka një tjetër horizont përtej atij që na zë syri. Se mbase nuk është edhe aq keq. Se mbase kthesa mund të nisë, nëse gjejmë fjalinë e duhur. Titullin e duhur. Përtej atij argumenti te i cili ende nuk na ka shkuar mendja, që na ka shkuar po nuk e kemi formuluar ende si duhet. Që e kemi formuluar po nuk po gjejmë kohën që ta shkruajmë. Që e kemi shkruar po nuk po vendosim se ku duhet ta botojmë. Që e kemi botuar po nuk e ka vënë re ende lexuesi. Se mbase një “like” apo një “share” më shumë do të fillojë ta vërë në dukje. E pastaj mesiguri do të bindemi se ia vlejti pritja dhe sakrifica. Nuk zgjati as shumë. Ja 30 vitet e para shkuan për një minutë.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit