Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë, pak pasi është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime zyrtare nga Policia e Kavajës bëjnë me dije se i riu me iniciale J.Xh., banues në fshatin Luz i Madh, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë që 4 ditë më parë në këtë plazh humbi jetën në 70-vjeçar.
Njoftimi i Policisë: