Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ky dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 Bologna-Taranto, pranë komunës së Gatteo-s, pak pas mesnatës, rreth orës 01:15.
Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane, ndërkohë mësohet se bëhet fjalë për një burrë 28-vjeç dhe një grua 38-vjeçe.
Automjeti tip "Renault Clio" ku po udhëtonin shqiptarët u përplas në pjesën e pasme nga një automjet tip "Volkswagen Passat".
Përplasja ka qenë tejet e fortë, duke bërë që viktimat të ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes.
Në automjetin "Volkswagen Passat" ndoheshin tre persona, të cilët pësuan vetëm dëmtime të lehta.
28-vjeçari shqiptar jetonte në Imola, ndërsa gruaja që udhëtonte me të jetonte në Galeata.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë autoritetet italiane po zbulojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Il Resto del Carlino|Përktheu dhe Përshtati:JOQ Albania