Pamjet dramatike, pronari i lokalit në Porto Palermo varet te kofano dhe tenton të shqyejë xhamin me grushte

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.08.2019, 12:38

Një ngjarje e turpshme për turizmin shqiptar është regjistruar pak ditë më parë në Porto Palermo të Vlorës. Pesë turistë spanjollë janë goditur nga Mihal Kokëdhima, pronari i një lokali. Turistët janë larguar nga restoranti, pasi nuk u kishte pëlqyer shërbimi dhe kishin hipur në furgon.

Por pronari i lokalit nuk është mjaftuar me kaq. Ai i ka gjëmuar nga prapa, ndërsa ka thyer edhe xhamin e furgonit ku ndodheshin turistët spanjollë. Së fundmi Report Tv ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes. Në pamje shihet Mihal Kokëdhima, teksa është mbajtur në kofanon e furgonit dhe vijon të godasë me grushte xhamin, derisa arriti që të thyente, ndësa në dorë kishte edhe një thikë.

Kjo situatë ka shkaktuar terror tek turistët spanjollë, por edhe tek shoferi i furgonit dhe shoqërusi nga Saranda. Në video dëgjohen britma dhe ofendime, ndërsa ka edhe njolla gjaku, si pasojë e goditjes së xhamit me grusht nga Kokëdhima, i cili tenton ta shqyejë.

Ndërkohë shoferi i furgonit ishte drejtuar për në Qeparo dhe më pas në Sarandë, për të dorëzuar në rajon pronarin e lokalit. Kurse shoqëruesi merr në telefon policinë, duke i thënë se po i ndjekin nga pas dhe kërkojnë t'i vrasin. Pas afro 3 km rrugë, Kokëdhima kërkon të zbresë, pasi po e lënë forcat, mirëpo edhe kur furgoni ndalon, ai tenton të hapë derën e furgonit dhe të sulmojë turistët.

Pjesë nga biseda:

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç'vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë. Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët. Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt. Merrni policinë, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi. Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo...erdhën me thika, kanë thyer makinën

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit