JOQ Albania
Home

“Nuk jam rezistent gjatë aktit”, i riu kryen marrëdhënie rregullisht por nuk bën dot fëmijë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/08/2019 11:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Problemet seksuale janë të shumta dhe një ndër to është edhe ereksioni i shpejtë. Ky është problemi që ka vendosur të ndaj me redaksinë e JOQ Albania një 31-vjeçar.

Ai tregon se gjatë aktit nuk është aspak rezistent. Më tej i riu thotë se është vizituar dhe andrologët i kanë dhënë disa medikamente.

Edhe pse ka 3 vite që kryen marrëdhënie rregullisht, ai nuk mund të ketë fëmijë. Pas analizave i riu ka marrë disa kokrra bimore, por sërish nuk ka mundur ta zgjidhë problemin.

Doktorët i kanë thënë që e gjitha është psikologjike, por i riu kërkon mendimin e komentuesve, pasi situata është bërë e pamundur.

Mesazhi për JOQ Albania

Joq jam nje djal 31 vjec kam 5 vite i martuar.Kam nje hall shume te madh lidhur me ereksionin dhe qendrueshmerine,nuk jam aspak rezistent gjat aktit.Kam ber shum analiza dhe mu mthon qe e kam psikologjike kudo shkoj tek andrologu dhe me japin disa medikamente familje te viagras si me thon.Kur pi ato jam shume mire,por un sdu me i perdor me pasi jam i ri dhe ato te dobsojne zemren.Problemi me i madh esht se kam rreth 3 vite qe kryej mardhenie rregullisht dhe nuk bej dot femije?! Bera serish analiza gjona,ne tirane me thane qe spermagrama esht e dobet duhet me pi ca kora bimore per 3 muj,i piva dhe ato regullisht dhe perseri i njejti problem.Edhe kjo psikologjike esht?!Ndihem aq keq sa me vje me qajt me koker tlotit nga dhimbje shpirtit.i bej thirrje gjith meshkujve qe kan pas nanje hall kaq te madh sa ky imi te shkruaje komentet e tyre se ndoshta me ndihmojne duke me drejtuar diku ose ndoshta ndonje mjek i mirinformuar mund te me japi nje sygjrim pasi nuk po mundem me.Jua shperblefte zoti ne te mira inshallah me sado pak te me ndihmoni se po cmendem.Anonim ju lutem.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/