Ministria hoqi gurin e rrallë nga Mirdita, vjen reagimi i fortë nga Dom Gjergj Meta

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.08.2019, 08:21

Drejtuesi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me veprimin më të fundit të Ministrisë së Kulturës. Bëhet fjalë për një gur me mbishkrime historike të gjetur në fshatin Gjugjë të Fanit në Mirditë.

Dom Gjergj Meta, por edhe banorë të zonës, kanë kundërshtuar çuarjen e tij në muze në Tiranë, pasi sipas tij ai gur është dëshmi e gjallë e atij vendi. Me tej ai shton se guri u vendos mbi kamion pas asnjë argument dhe pa asnjë komision verifikues, apo një vendim të institucioneve përkatëse.

Shkak për largimit e tij nga zona ku u gjet, është pamundësia për të krijuar kushtet për ta ruajtur. Dom Gjergj Meta thotë ndër të tjera se ka një gur që nuk do të largohet kurrë dhe ajo është Kisha Katolike.

Postimi i plotë

Gurë që ikin e gurë që rrijnë Nese kjo është më mirë për të gjithë dhe, komuniteti i Gjugjës, ai i arkeologëve dhe Institucionet janë të kënaqura, nuk mbetet vetëm se të urojmë më të mirën. Ai Gur ama nuk do të kthehet më aty kurrë. Dhe pikëpyetjet janë të mëdhaja, qysh nga mënyra se si është vënë në kamion, e deri te fakti që nuk është bërë publik asnjë argument, asnjë komision verifikues e asnjë vendim i Institucioneve përkatëse. Por kjo është Shqipëria e kështu punohet këtu. Fatkeqësia e mungesës së Institucioneve lokale kulturore, studimore, etnografike dhe etnokultrore, që merren më shumë me bejte se me gjëra serioze, sjell në varfërimin e periferive e pasurimin e qëndrave. Në fund të fundit a nuk është bërë kështu me pyjet, mineralet dhe ujërat? Të gjithë heshtin për hatër të partisë dhe qendrat vazhdojnë të pasurohen më periferitë që mbesin në pikë të hallit. Vetë si Ipeshkëv i Rrëshenit mendoj se e kreva tagrin tim, aq sa më përket. Më tej nuk mund të shkoj dhe as duhet të shkoj. Guri i Gjugjës iku, por unë dhe Kisha të cilës i shërbej, jo me korrespondencë, jemi këtu. Ka ende gurë, e Kisha Katolike është ndër ata gurë, që kanë vendosë me ndejt në vend të vet derisa të mbetet edhe mirditori i fundit. Në Gjugjë do të vazhdoj të shkoj si Ipeshkëv e me datë 29 Gusht, për festën e Shën Gjon Kryepremit, do të them meshë atje me ata njerëz që kanë mbetë nga zbrazja e tranzicionit që as gurët s'po na i len. Gjugjas të dashur ju bëtë mirë dhe e bëtë detyrën tuaj. Por ju jeni po aq të pafuqishëm sa edhe unë në këto punë. Zoti ju bekoftë! + dom Gjergji.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit