Rëndohet bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur pak më parë në Tiranë. Zjarrëfikësit kanë nxjerrë trupin e pajetë të punëtorit të dytë.
Kujtojmë këtu se katër punëtorë u plagosën pas shembjes së skelës, në një pallat që po rikonstruktohej. Dy prej tyre përfunduar në spital me trauma të rënda, ndërsa dy të tjerët mbetën nën rrënoja.
Pak më parë u nxorr nga rrënojat trupi i pajetë i njërit prej tyre. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për Orjan Kodra 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj, 31 vjeç. Policia ndërkohë ka shoqëruar administratorin e punimeve, ndërsa është ngritur edhe një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë cilësia e dobët e skelave dhe mungesa e sigurisë në punë.