Ledri Vula është një prej këngëtarëve më të dashur dhe më të suksesshëm si në Kosovë dhe në Shqipëri. Disa vite më parë, ai kishte një lidhje dashurie me këngëtaren Dua Lipa.
Ndërsa së fundmi Vula i ka habitur të gjithë me disa foto që ka publikuar në rrjetet sociale. Ai është duke i kaluar pushimet me familjen e ish-të dashurës, Dua Lipës.
Ledri ka publikuar foto ku shfaqet në shoqërinë e babait të Dua Lipës, Dukagjinit dhe vëllait të saj Gjinit.
Ata të tre kanë kaluar një ditë të bukur së bashku në Ulqin dhe mesa duket babai i këngëtares shqiptare të njohur në gjithë botën është shumë mendje hapur dhe ka dhënë kështu edhe një mesazh qytetarie.