Drama jetësore e të rinjve shqiptar, me diploma pa punë dhe në rrugë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 16.08.2019, 08:13

Prej vitesh të rinjtë shqiptarë janë duke u përballur me një tragjedi. E themi këtë pasi edhe pse kanë një diplomë dhe i kanë mbaruar studimet me rezultate të larta ata janë pa punë.

Sipas ekspertëve në Shqipëri mungojnë studimet për tregun e punës. Në vendin tonë të kesh një diplomë, apo edhe të kesh mbaruar me rezultate të larta nuk do të thotë asgjë.

Bëhet e ditur se papunësia e shqiptarëve me arsim të lartë është luhatur nga 18 – 21% përgjatë 3 viteve të fundit.

Linda Pino, eksperte e arsimit për Tv Klan ka thënë:

Ne nuk kemi këshillim karriere që në hapat e para të arsimit, pra që ata me rezultate të ulëta t’i orientojnë drejt arsimin profesional. Apo edhe në gjimnaz, këshillimin e bën një person që ka më pak orë mësimore. Nuk është bërë një studim për tregun e punësimit në Shqipëri. Me të dhëna zyrtare nga Instati, nga 23% që është popullsia e të rinjve në Shqipëri, 22.2% janë të papunë, atëherë ku i ka orientuar shteti shqiptar politikat e punësimit?!’’

Kjo gjë mbetet një dramë jo vetëm e të rinjve shqiptar, por e gjithë shoqërisë sonë. Jo më kot edhe gjatë viteve të fundit është shtuar në masë largimi i të rinjve nga vendi. Kryesisht po largohen drejt Gjermanisë, pasi aty e kanë më të lehtë të gjejnë një vend pune se sa në Shqipëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit