Në kulmin e sezonit turistik, plazhi i Spillesë është kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash. Qytetarë të shumtë raportojnë se koshat e plehrave nuk janë pastruar prej tre ditësh.
Një imazh i keq për turizmin, por edhe rrezik për shëndetin, me përgjegjës kryesor bashkinë Kavajë.
Gjithçka dëshmohet përmes fotove që qytetarët dhe pushuesit dërgojnë në redaksi të shumta në vend.
Spilleja është një fshat në komunën Kryevidh në rrethin e Kavajës të Shqipërisë. Dallohet për plazhin dhe pyllin e saj me pisha.
Vitet e fundit, Spilleja është kthyer në një pikë turistike përgjatë gjithë plazhit të saj, me shumë lokale e restorante që shërbejnë me mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë gjatë verës, por imazhe të tilla nuk i shërbejnë aspak turizmit.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/