Një sherr mes dy grupe njerëzish u raportua nga Dibra mbrëmjen e së enjtes ku të plagosur mbetën 6 persona.
Tashmë raportohet se shkak për përplasjen ka qenë një miqësi e prishur.
Njoftohet se dy familjet, të djalit dhe vajzës, ishin mbledhur për t’u sqaruar në një lokal, por si duket situata më vonë është përshkallëzuar.
Tentativa për sqarim është përshkallëzuar në dhunë fizike dhe për pasojë 6 persona u dërguan në spitalin e Peshkopisë. Sipas raportimeve, sherri kishte vazhduar edhe në ambientet e spitalit.
Pasi të marrin mjekimin e nevojshëm, të plagosurit pritet të shoqërohen në polici ku do të merren në pyetje.
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/
Foto ilustruese