Nuk kanë të ndalur telashet për reperin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
Pasi la qelinë ku qëndroi 8 muaj, reperi është përfshirë sot në një aksident në Prishtinë.
Ai ka përplasur një kalimtare teksa po udhëtonte me makinë në kryeqytetin kosovar.
Gruaja ka pësuar disa lëndime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në fotot e publikuara nga vendi i ngjarjes, reperi shihet duke u ballafaquar me forcat e policisë.
Kujtojmë këtu se Stresi rreth një muaj më parë është ndarë edhe nga bashkëshortja e tij Kejsi.