JOQ Albania
Home

Çifti gay i pinguinëve bëhen më në fund prindër, adoptojnë vezën e braktisur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/08/2019 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy pinguinë meshkuj në një kopsht zoologjik në Berlin kanë dashur të bëhen prindër prej kohësh dhe si duket ‘ëndrra’ e tyre më në fund u plotësua.

Dyshja të cilët quhen, Skipper dhe Ping, ndodhen në Kopshtin Zoologjik të Berlinit dhe punonjësit aty thonë që janë shumë entuziastë për të pasur një zog të vogël.

Të shtyrë nga instinktet e tyre prindërore, dy pinguinët gay kanë ngrohur gurë të vegjël dhe peshq me idenë se bëhet fjalë për vezë.

Duke folur për mediat gjermane, Maximilian Jäger u shpreh se ata tashmë kanë adoptuar një vezë e cila është braktisur nga një pinguin femër në kopshtin zoologjik.

 Ai shtoi:

Dy pinguinët meshkuj sillen si prindër të shkëlqyer ndërsa e ngrohin vezën në mënyrë të alternuar.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania