JOQ Albania
Home

Bëhuni gati për seri të tjera, zbulohen të reja nga seriali i njohur ‘Game of Thrones’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/08/2019 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse pak kohë më parë i dhatë lamtumirën Westeros-it dhe qytetarëve që mbijetuan, mund të filloni të përgatisni veten për seri të reja.

Shumë prej nesh tashmë i kanë kthyer sytë nga përgatitjet për vazhdimin e serialit shumë të ndjekur “Game of Thrones”.

Edhe pse duhet theksuar që seriali i ri, i cili mendohet që do të titullohet ‘Bloodmoon’, mbështetet në historinë e GOT, por do të sjellë një epokë tjetër shumë të largët, përpara se të ekzistonin 7 Mbretëritë.

Pritet që seriali i ri të nisi transmetimet nga viti 2020 dhe thuhet gjithashtu se role do të kenë yje si Naomi Watts (21 Grams), Josh Whitehouse (Poldark) dhe Miranda Richardson (Harry Potter).

Së fundmi, në rrjetet sociale është shfaqur një foto që mendohet të jetë shkrepur nga sheshi, top sekret, i xhirimeve diku në Itali. Në këtë foto Watts shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë ari.

Bloodmoon, që fillimisht mori emrin The Long Night (Nata e Gjatë), sjell ngjarje që datojnë 10,000 vite përpara se Arya Stark të mposhte Mbretin e Natës.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/