“Studentët po vuajnë nga sjellja e tyre”,i riu tregon nëpërkëmbjen nga pedagogët e Fakultetit Juridik në Shkodër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2019, 13:11

Vitin e kaluar studentët zhvilluan një protestë të fuqishme, ku kërkuan nga qeveria plotësimin e disa kërkesave të tyre bazike. Mirëpo kur ka kaluar gjithë kjo kohë, sërish problemeve të tyre nuk i ka ardhur fundi.

Një student i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, për të denoncuar dy pedagogë të këtij, universiteti, për të cilët thotë se janë të korruptuar. Bëhet fjalë për S.R dhe G.K, të cilët sipas tij kanë marrë peng Fakultetin.

Studenti thotë më tej se pedagogët i kanë doktoraturat të kopjuara, ndërsa figurojnë edhe me procedime penale. Më tej ai shton se pedagogu G.K mban peng studentët, ndërsa poston në rrjete sociale kërcënime në drejtim të tyre. Për të studenti thotë se është denoncuar edhe në javët e para të protestës studentore.

Denoncimi për JOQ Albania

Pershendetje, une qe po ju shkruaj jam nje student qe studioj master ne Fakultetin e Drejtesise Shkoder. Jam jashtezakonisht i zhgenjyer nga performanca e ulet dhe nga korrupsioni tashme me permasa gjigande ne kete fakultet. Dy jane pedagoget qe dua te denoncoj dhe qe jane kthyer ne gangrenen e juridikut. S.R dhe G.K. Per fat te keq ky fakultet i ka duruar per me teper se 20 vjet keto pedagoge qe vec te tille nuk mund te quhen pasi per nga ana profesionale “nuk dine nga lidhet gomari”. Studentet po vuajne nga kjo sjellje e tyre. A e kuptoni se ka studente qe vetem per shkak te mardhenieve jo te mira me keto dy persona jane penalizuar dhe nuk kane marre akoma diplome. Ajo qe kerkoj une eshte qe te behet nje hetim administrativ dhe te vini re faktin se njeherazi keto persona figurojne me procedime penale ne Prokurori te cilat cic-mic per shkak te sistemit te bukur te drejtesise kane filluar, pushuar dhe nisur perseri. Ah edhe dicka qe penalizon te dy pedagoget jane DOKTORATURAT, qe vec te tilla nuk mund te quhen pasi jane copy paste nga wikipedia ose qe nuk kane fare krijimtari/hulumtim te tyre. Ajo e G.K nuk figuron biles fare online. Me poshte po ju dergoj doktoraruren e S.R. Ju lutem vini doren ne zemer per ne studentet te cilet keto pedagoge haptazi na kane sulmuar dhe kercenuar. Eshte G.K ai qe ka mbajtur peng studentet duke mos i lejuar te futen ne mesim nepermjet disa pseudo studenteve. Ai ka postuar madje ne rrjete sociale fjalime qe indirekt kercenojne dhe shajne studentet qe kerkojne mesim. Turp per Shkodren qe keto persona vazhdojne akoma te japin mesim. Medet per Shkoder locen qe ka keto persona qe vec marrin nga studentat dhe as msim nuk shpjegojne. Shikoni pak kete rast aman se ska mundesi qe nje pedagog ne vitin 2011 (ose me heret) te bleje makina Mercedes Benz R320 CDI me vlere 30.000 euro dhe C250 CDI me vlere 28.000 euro. I LUTEM KRYEMINISTRISE, MINISTRISE SE ARSIMIT,(por kurrsesi Universitetit te Shkodres qe eshte koke e kembe i kapur nga G.k, emri i te cilit edhte denoncuar edhe ne javen e pare te protestes studentore) qe te vere dore per keto raste. Preferoj te mos e them emrin pasi nuk dua te “behem deshmor” per nje kerkese qe eshte mese e drejte por qe me kohe studentet qe spo kane force e nuk mund ta ndryshojne. Te dhenat qe shkruajta jane plotesisht te verifikueshme. Per Shqiperine qe duam le te bejme disa ndryshime qe jane te domosdoshme. Ju uroj me te mirat!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit