JOQ Albania
Home

VOA shuplakë Ramës: Kostot për Valdrin Pjetrin bien mbi të pasi ai ka dhënë bekimin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 18:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Valdrin Pjetri mesa duket nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. PD nxorri sot dokumentat që vërtetojë se Pjetri është dënuar në 2003-shin në Itali për lëndë narkotike.

Pjetri rezulton i dënuar në 2003-shin me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë nga Gjykata e Firences. Bazuar në dokumenta, Pjetri preket nga ligji për dekriminalizimin dhe nuk mund të ushtrojë funksion në administratë.

Ndërkohë autenticiteti i dokumentave, është verifikuar edhe nga Zëri i Amerikës. Në artikull shkruhet se Pjetri ka pasur frikë, se mos e kaluara e tij bëhet publike, prandaj ka kërkuar më 19 korrik një certifikatë nga autoritetet italine.

Disa ditë më vonë, filluan edhe denoncimet e opozitës. Ndërkohë Rama deklaroi përmes një postimi në Twitter, se derisa të dalë e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara. Megjithatë, VOA nuk është e qartë se deri ku shkon kjo ndarje.

Më tej në artikull thuhet se kjo nuk është hera e parë që forca qeverisëse nuk arrin dot të gjejë 61 kandidatë, ku askush të mos ketë probleme me ligjin. Sipas VOA-s këto kosto bien mbi Ramën, i cili ka dhënë bekimin për të gjithë kandidatët.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur verifikimet për Pjetrin, pas denoncimit të bërë nga PD-ja dhe është në pritje të përgjigjeve nga Interpoli dhe Europoli. Pjetri rrezikon të akuzohet për "Falsifikim dokumentash zyrtarë" dhe "Deklarim të rremë".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/