JOQ Albania
Home

Nëna lejon djalin e vogël të veshë fustan në dasmën e saj: Është i lirë të jetë vetvetja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/08/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Joanna Minuzzo ka zgjedhur që t’i lërë 3 fëmijët e saj që të shprehin vetveten dhe të vendosin vetë se si duan të jenë.

Për këtë arsye ajo nuk u habit fare kur djali i vogël i kërkoi që të vishte fustan në dasmën e saj.

39-vjeçarja, e cila ka lindur në Skoci por tani jeton në Australi, thotë se do që fëmijët e saj ‘ të jenë të lirë për të qenë vetvetja’. Kështu, djali dyvjeçar i kërkoi të vishte fustan ajo e lejoi pa asnjë hezitim.

Gjatë dasmës, djali i vogël veshi një fustan ngjyrë blu ndërsa motrat e tij u veshën me fustane që kishin një ngjyrë rozë të hapur.

Joanna thotë se marrëdhënia që ka vendosur me fëmijët e ka bërë që të jetë më e afërt me ta, pasi sipas saj, në këtë mënyrë ata nuk kanë frikë ta shprehin atë që ndjejnë.

Ajo u shpreh:

Ne kemi një brez të rriturish që kanë shumë frikë të jenë vetvetja nga frika e paragjykimeve. Unë dua që fëmijët e mi ta dinë që duhet të shqetësohen vetëm për mendimin e tyre dhe të asnjë personi tjetër.”

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/