JOQ Albania
Home

Po i “del shkuma” në stërvitje, Lukaku njeh nga afër “torturat” e Contes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 17:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Romelu Lukaku është transferimi më i fundit i Interit. Belgu u kërkua me insistim nga Conte, por edhe vetë lojtari dëshironte transferimin në Milano.

Në një intervistë për mediat italiane, belgu ka rrëfyer impaktin e parë me Conten. Ai është përballur menjëherë me stërvitjen "masakruese" të Contes.

Lukaku u shpreh:

Në Angli punohet shumë, por këtu është me të vërtetë e lodhshme.

Në lidhje me qytetin belgu tha:

Nuk kam ardhur këtu për të eksploruar qytetin, por të ndihmoj skuadrën që të arrijë objektivat.

Përsa i përket ushqimit, Lukaku tha mes të qeshurave se preferon sallatën. Lukaku erdhi në Milano pas një telenovele të gjatë merkatoje. Në miqësoren e parë ai u prezantua me 4 gola, por ishte thjesht një ekip diletant.

Në këtë mënyrë Conte po punon fuqishëm për ta sjellë në kushtet optimale belgun, për ta pasur të gatshëm për debutimin në kampionat dhe derbin e 15 shtatorit.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/