JOQ Albania
Home

“Pylli orbital i betonit”/ Plas në PS, Braçe i kundërvihet Veliajt
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 17:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një kantier të madh ndërtimi. Gjelbërimi që ai trumpeton me të madhe shihet vetëm në kronikat e montuar të Bashkisë së Tiranës.

Babëzia e Veliajt, është kritikuar edhe nga vetë socialistët. Ka qenë vetë zv. kryeminstri Erion Braçe, i cili është ankuar për një pallat që po ndërtohet pranë shtëpisë ku ai banon.

Sipas Braçes, për të fituar dy investitorë të mëdhenj, rrezikohet jeta e banorëve. Kjo për shkak se ndërtuesit kanë vënë tabela qarkullimi, që në rrugën me një sens të lëvizet për 230 meter ne krah te kundërt.

Pas Arben Malajt, Braçe është socialisti i radhës që kundërshton mënyrën sesi Veliaj po e administron Tiranën. Tashmë përveçse ka shtuar zemërimin te një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, Veliaj ka rritur pakënaqësitë edhe brenda llojit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/