JOQ Albania
Home

Goetze drejt Milanos, cilën anë të qytetit do të zgjedhë ish-kampioni i botës?
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mario Goetze mund të transferohet në Itali. Gjermanit i skadon në 2020 kontrata me Borussian e Dortmundit, ku u kthye në 2016-ën, pas aventurës jo të këndshme me Bayernin.

Lojtari nuk e ka mohuar një largim nga Bundesliga, pasi kërkon të ndryshojë ambjent. Gjatë orëve të fundit sipas mediave gjermane, nuk ka pasur asnjë lëvizje për rinovimin e kontratës.

Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Milano. Transferimi në metropolin e modës, do t’i pëlqente edhe të dashurës së lojtarit.

Megjithatë mediat gjermane nuk e kanë përcaktuar ende se në cilën anë të Milanos do të shkojë gjermani.

Kujtojmë këtu se Goetze i dha Kupën e Botës Gjermanisë në 2014-ën, pas golit të shënuar ndaj Argjentinës në minutat shtesë.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/