JOQ Albania
Home

Perisic prezantohet te Bayerni, ja sa do e ketë rrogën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/08/2019 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anësori kroat, Ivan Perisic mund të quhet nga sot një lojtar i Bayernit të Mynihut. Ish-lojtari i Interit është prezantuar sot me fanellën e klubit gjerman.

Perisic është huazuar nga zikaltërit për një sezon me të drejtë blerje për 25 milionë euro.  Vetëm për huazimin, Bayerni do të paguajë 5 milionë euro tek Interi, ndërsa rroga e nënkampionit të botës do të jetë 4.5 mln euro në sezon.

Kroati u shpreh:

Jam shumë i lumtur që jam sërish në Gjermani. Bayerni është njëri ndër klubet më të mëdha në Evropë. Ne dëshirojmë të luftojmë jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”.

Opinioni sportiv në Gjermani nuk ka qenë aq entiziast për këtë blerje, pasi fillimisht Bayerni kishte si objektiv kryesor Leroy Sane, por dëmtimi i tij në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Liverpoolit prishi planet e bavarezëve dhe në fund ata kanë marrë pikërisht, Ivan Perisicin.